Zjarret largojnë turistët nga Turqia
BKT
   Bota

Zjarret largojnë turistët nga Turqia

Zjarret që kanë përfshirë pjesën jugore dhe jugperëndimore të Turqisë, përveçse kanë djegur me qindra hektarë tokë dhe banesa po ndikojnë negativisht edhe në sektorin e turizmit, i cili është në kulmin e tij.

Me dhjetëra turistë britanikë u evakuuan nga shtëpitë e pushimit në Marmaris së bashku me banorët, pasi flakët e zjarrit rrezikonin banesat e tyre dhe resortet, transmeton euronews.albania.

“Unë e kuptoj që presidenti nxori fajtorë për këtë sabotim, por mendoj se fajtor kryesor është moti. Është jashtëzakonisht e nxehtë. Dhe për të qenë i sinqertë me ju, ne jemi të rrethuar nga një pyll. Unë mendoj se shërbimet, zjarrfikësja, të gjithë vullnetarët, helikopterët kanë qenë fantastikë”, thotë një turist britanik.

Turistët, stafi i hotelit dhe vendasit u evakuuan me varka dhe nga një tjetër  vend i njohur dhe shumë i frekuentuar, Bodrumi.

Pamjet tregonin sesi njerëzit u mblodhën në plazh ndërsa prisnin të evakuoheshin

Autoritetet turke bën me dije se kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarreve. Zjarret janë të zakonshme në Turqinë jugore në muajt e nxehtë të verës, por autoritetet lokale thonë se zjarret e fundit kanë përfshirë një zonë shumë më të madhe. Rreth 107 nga 112 zjarret që shpërthyen në pesë ditët e fundit janë mundur të vendosen nën kontroll, ndonëse nuk kanë munguar viktimat dhe dëmet e shumta.

Ekipet mbështetëse nga Rusia, Ukraina, Irani dhe Azerbajxhani kanë ardhur në ndihmë të autoriteteve turke