Tërmet 5,9 ballë godet Indonezinë
BKT
   Bota

Tërmet 5,9 ballë godet Indonezinë

Nuk janë raportuar viktima ose të lënduar nga tërmeti.

Një tërmet me magnitudë 5,9 ballë ka ndodhur në rajonin Papua të Indonezisë.

Qendra Amerikane e Vrojtimeve Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti ndodhi me epiqendër 180 kilometra në verilindje të qytetit Tual.

Ende nuk janë raportuar viktima ose të lënduar nga tërmeti, i cili ka ndodhur në një thellësi prej 13 kilometrash.

Autoritetet nuk paralajmëruan cunami pas tërmetit.