17:17 / 02.08.2021
SHBA, 4 të vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Kaliforni
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në një deklaratë njoftoi se helikopteri i tipit Robinson R66 është rrëzuar në Colusa në veri të qytetit Sacramento të Kalifornisë.
Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në rajonin Colusa të Kalifornisë në SHBA.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në një deklaratë njoftoi se helikopteri i tipit Robinson R66 është rrëzuar në Colusa në veri të qytetit Sacramento të Kalifornisë.
Në njoftim është bërë e ditur se katër persona që gjendeshin në helikopterin e rrëzuar kanë humbur jetën.
Mësohet se FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojnë aksidentin.























