19:34 / 02.08.2021
KE: Fluksi i emigrantëve në Lituani, një akt agresiv
Komisioni Evropian kritikoi sot ardhjen e emigrantëve në Lituani si një “akt agresioni” nga ana e Bjellorusisë dhe premtoi të rrisë mbështetjen e tij ndaj Vilniusit.
BE fajëson udhëheqësin bjellorus Aleksandër Lukashenko për orkestrimin e një krize migracioni në vendin fqinj, Lituani.
“Kjo nuk është kryesisht një krizë migracioni”, tha për gazetarët në Vilnius eurokomisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.
“Ky është një akt agresioni”, shtoi ajo.
Lukashenko ka kërcënuar se do të lejojë emigrantët të kalojnë në territorin e BE -së në përgjigje të sanksioneve që blloku kishte vendosur në vend.
Blloku ka vendosur masa ndëshkuese ndaj zyrtarëve dhe sektorëve bjellorusë për minimin e demokracisë./atsh























