Rrëshqitje dheu në Indi, për pak sekonda zhduket kodra malore
BKT
   Bota

Rrëshqitje dheu në Indi, për pak sekonda zhduket kodra malore

Në veri të Indisë, përkatësisht në Sirmaura ka ndodhur deri të rrëshqitja e dheut, ku pas shirave të rrëmbyeshëm një pjesë e një kodre malore për pak sekonda zhduket, dhe merr me vete një rrugë dhe disa vetura që ishin në të.

Banorët e kësaj zone kanë filmuar momentin kur gjithçka zhduket, e ajo çfarë është interesant është se disa pasagjerë që kishin dalë nga mjetet e tyre, qëndronin nga afër se si rruga po zhdukej, transmeton Telegrafi.

India aktualisht është goditur nga një mot i ligë dhe shirat e rrëmbyeshëm, që kanë bërë që të ketë rrëshqitje dheu. Zakonisht shirat e rrëmbyeshëm janë të shpeshta në Indi, nga qershori e deri në shtator.

E nga ky mot i ligë janë regjistruar edhe shumë viktima, e për dhjetëra tjerë ka filluar operacioni i kërkim-shpëtimit pasi po konsiderohen si të zhdukur.