Inkurajohen të gjithë punëtorët e KEK-ut për vaksinim
BKT
Shëndetësi

Inkurajohen të gjithë punëtorët e KEK-ut për vaksinim

Bordi i Përkohshëm dhe Menaxhmenti inkurajojnë të gjithë punëtorët e KEK-ut për imunizim.

Përhapja e virusit COVID 19 -  variantit Delta ka ringjallur shqetësime në tërë globin, por edhe në  vendin tonë. 
Në këtë drejtim duke pas parasysh rëndësinë e kompleksitetin e operimeve tona ditore si dhe numrin e madh të të punësuarve në KEK, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe menaxhmenti i KEK-ut me qëllim të mbrojtjes së shëndetit tuaj si dhe parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19, inkurajojnë të gjithë punëtorët që sa më parë të jetë e mundur të vaksinohen. 

Vaksinimi mbron jetë dhe shëndeti e jeta juaj ka vlerë për ne.
 

 


MË SHUME NGA Shëndetësi