Inaugurohet Ebrahim Raisi, presidenti i ri i Iranit
BKT
   Bota

Inaugurohet Ebrahim Raisi, presidenti i ri i Iranit

Në ceremoninë në Teheran morën pjesë Ayatollah Ali Khamenei, presidenti i shtatë i Iranit Hassan Rouhani, kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Qalibaf, ministri i Drejtësisë Gholam-Hossein Mohseni-Eje`i dhe zyrtarë të tjerë.

Ebrahim Raisi, i cili fitoi zgjedhjet e 18 qershorit, mori postin e presidentit të Iranit në një ceremoni, raporton Anadolu Agency.

Në ceremoninë në Teheran morën pjesë Ayatollah Ali Khamenei, presidenti i shtatë i Iranit Hassan Rouhani, kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Qalibaf, ministri i Drejtësisë Gholam-Hossein Mohseni-Eje'i dhe zyrtarë të tjerë

Pasi ministri i Brendshëm Abdolrez Rahmani Fazli dorëzoi raportin, Khamenei konfirmoi Raisi-n si presidentin e ri.

Me këtë ceremoni, Raisi filloi mandatin e tij katërvjeçar si president i Iranit.