Konflikti etnik në Etiopi përhapet edhe në Xhibuti
BKT
   Bota

Konflikti etnik në Etiopi përhapet edhe në Xhibuti

Kryeprokurori i Xhibutit, Lamisse Mohamed Saeed, tha se shumë shtëpi u dogjën në kryeqytetin Xhibuti dhe humbën jetën njerëz të pafajshëm.

Pas përplasjeve midis popujve të dy rajoneve në kufirin e provincave Afar dhe Somali në Etiopi, shumë shtëpi u dogjën në Xhibuti dhe 3 persona humbën jetën në incidente.

Në një deklaratë, Kryeprokurori i Xhibutit, Lamisse Mohamed Saeed, tha se shumë shtëpi u dogjën në kryeqytetin Xhibuti dhe humbën jetën njerëz të pafajshëm. Saeed deklaroi se 3 persona vdiqën gjatë incidenteve.

Duke deklaruar se hetimi vazhdon dhe se ata nuk do të lejojnë incidente të tilla, Saeed theksoi se shumë njerëz janë arrestuar.

Pretendohet se qindra njerëz u vranë në konfliktin etnik që shpërtheu muajin e kaluar, ku në verilindje të Etiopisë për shumë vite ka pasur mosmarrëveshje në lidhje me tokën.

Në Xhibuti, ku jetojnë afërsisht 1 milion persona, afarët përbëjnë 35 për qind të popullsisë dhe 60 për qind somalezët.