Indonezia shënon mbi 100,000 viktima nga koronavirusi
BKT
   Bota

Indonezia shënon mbi 100,000 viktima nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 35,867 raste të reja dhe 1,747 viktima.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 3,532 milion, ndërsa janë raportuar 100,636 viktima që nga fillimi i pandemisë.