Afganistan, në tre qytete të mëdha vazhdojnë përplasjet me talebanët
BKT
   Bota

Afganistan, në tre qytete të mëdha vazhdojnë përplasjet me talebanët

Misioni i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Afganistanin (UNAMA) njoftoi dje se 40 civilë u vranë në 24 orët e fundit në provincën Helmand në jug të vendit.

Vazhdojnë përplasjet mes militantëve talebanë dhe forcave të sigurisë në qendrat krahinore të Helmand në jug të Afganistanit, Herat në perëndim dhe Jowzjan në veri.

Zv/këshilltari krahinor i Helmandit, Ataullah Afgan, në një deklaratë për shtypin tha se përplasjet vazhduan midis militantëve dhe forcave të sigurisë në disa pika në qendër të Helmandit.

Duke u shprehur se militantët kanë luftuar ditët e fundit për të marrë burgun në qendër të Helmand, ai tha se talebanët pësuan humbje të mëdha në përleshje dhe se kishte edhe vdekje nga forcat e sigurisë.

Misioni i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Afganistanin (UNAMA) njoftoi dje se 40 civilë u vranë në 24 orët e fundit në provincën Helmand në jug të vendit.

Përplasjet u intensifikuan në Herat dhe Jowzjan

Guvernatori i Heratit, Abdul Sabur Kani, theksoi se operacionet kundër talebanëve vazhdojnë në pjesë të ndryshme të Heratit dhe se militantët do të pastrohen plotësisht nga qendra e qytetit dhe rrethinat e tij.

Në deklaratën e bërë nga Komanda e 209-të e Korpusit të Skifterëve në veri të vendit, thuhet se një sulm ajror u krye pasi militantët filluan një sulm me dy drejtime në qytetin qendror të Jowzjan në Shibirgan.

Në deklaratë thuhet se 57 militantë u vranë në sulm dhe u plagosën 18 militantë.

Për rreth 2 javë në qytetin Shibirgan, i njohur gjithashtu si kalaja e ish-nënpresidentit afgan, Marshall Rashid Dostum, ka pasur përleshje të dhunshme.

Dhuna vazhdon në vend

Teksa procesi i paqes në Afganistan mbetet i pasigurt, përplasjet e dhunshme midis forcave të sigurisë dhe talebanëve ende vazhdojnë.

Talebanët pushtuan pothuajse të gjitha rrethet në kufirin e Uzbekistanit dhe Taxhikistanit në sulmet e nisura javën e fundit të qershorit. Talebanët, të cilët rrethuan Portën Kufitare Hayratan, e cila është rruga më e rëndësishme tregtare për në Uzbekistan, nga dy drejtime, u përqendruan në provincën e Ghazniut në jugperëndim.

Duke vazhduar përparimin në Afganistan, talebanët e shtuan presionin me sulme të dhunshme në provincat e Badakhshan, Tahar, Ghazni, Herat, Kandahar dhe Badgis.

Sipas informacionit të marrë nga AA nga autoritetet lokale, talebanët kanë marrë më shumë se 150 nga 407 rrethe, përfshirë qendrat e tyre.

Thuhet se 34 qendra krahinore në vend janë nën kontrollin e forcave qeveritare.