14:47 / 04.08.2021
Kërcënoi se do të shpërthente bombën në Parlament, arrestohet autori
Një burrë, i cili u fut në ambientet e Parlamentit në Ukrainë me një bombë në dorë duke kërcënuar se do ta shpërthente është arrestuar nga policia.
Ngjarja e rëndë, e cila ka shokuar opinionin publik ndodhi paraditen e sotme.
Sipas policisë nuk është e sigurt nëse bëhej fjalë për një bombë të vërtetë. Gjithashtu ende nuk është bërë e ditur nëse brenda parlamentit ndodhej kryeministri apo zyrtarët e tjerë të qeverisë.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.























