Mbingarkohet Pediatria e QKUK-së, për një javë u trajtuan 1163 fëmijë
BKT
Shëndetësi

Mbingarkohet Pediatria e QKUK-së, për një javë u trajtuan 1163 fëmijë

Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është mbingarkuar me fëmijë që po kërkojnë trajtim ambulator dhe spitalor.

Kështu thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor dhe Universitar të Kosovës.

SHSKUK-ja ka bërë të ditur se, sipas raportit javor të kësaj klinike, për një jave janë trajtuar 1163 fëmijë.

“Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 785 kanë qenë vizita më kuadër të Emergjencës Pediatrike, kurse 378 vizita në ambulancat specialistike. Brenda javës për trajtim spitalor janë pranuar 206 fëmijë”, thuhet në njoftim.

Sipas SHSKUK-së, gjatë muajit korrik Klinika ka trajtuar 3712 raste, duke përfshirë 2409 vizita në Emergjencën Pediatrike, 1303 vizita në ambulancat specialistike.


MË SHUME NGA Shëndetësi