Administrata e Biden-it miraton shitjen e parë të armëve në Tajvan
BKT
   Bota

Administrata e Biden-it miraton shitjen e parë të armëve në Tajvan

Departamenti Amerikan i Shtetit, informoi Kongresin lidhur me shitjen e armëve në Tajvan.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka miratuar shitjen e armëve në vlerë prej 750 milionë dollarë për Tajvanin.

Sipas lajmit të Bloomberg, Departamenti Amerikan i Shtetit, informoi Kongresin lidhur me shitjen e armëve në Tajvan.

Sipas marrëveshjes së armëve të miratuar nga administrata e Biden-it, do t'i shesë Tajvanit 40 copa obusë të ri M109 si dhe 1700 komplete udhëzuese precize për municionet.

Pritet që vendimi në fjalë të zemërojë Pekinin, i cili thekson se "Tajvani është pjesë e pandashme e Kinës".