Britania e Madhe zbut kufizimet e udhëtimit për disa vende

Britania e Madhe zbut kufizimet e udhëtimit për disa vende

Njerëzit që vijnë nga vendet e listuara nuk kanë pse të hynë në karantinë në Britani, por duhet të kalojnë një test të COVID-19 para nisjes dhe dy ditë pas mbërritjes.

Britania e Madhe ka shtuar Gjermaninë, Austrinë, Slloveninë, Sllovakinë, Letoninë, Rumaninë dhe Norvegjinë në listën e gjelbër të udhëtimit për COVID-19.

Njerëzit që vijnë nga vendet e listuara nuk kanë pse të hynë në karantinë në Britani, por duhet të kalojnë një test të COVID-19 para nisjes dhe dy ditë pas mbërritjes.

Britania e Madhe po ashtu ka zhvendosur Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Indinë dhe Bahreinin nga lista e kuqe në të verdhë, që do të thotë se njerëzit që vijnë nga këto vende nuk do të duhet të hynë në karantinë nëse rezultatet e testit të tyre janë negative dhe nëse kanë përfunduar imunizimin me një nga vaksinat e miratuara në Britaninë e Madhe.

Të vaksinuarit e plotë dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare që vijnë në Britaninë e Madhe nga Franca gjithashtu nuk do të duhet të hynë në karantinë.

Meksika dhe Gjeorgjia, së bashku me territoret franceze Mayotte dhe La Reunion, janë shtuar në listën e kuqe, për shkak të cilës pasagjerët e këtyre vendeve doemos të duhet të hynë në karantinë në objektet qeveritare.

Të gjitha ndryshimet hyjnë në fuqi këtë të diel.


MË SHUME NGA Bota