Afrikë, numër rekord i vdekjeve nga COVID-19

Afrikë, numër rekord i vdekjeve nga COVID-19

OBSH-ja tha se në javën që ka përfunduar më 1 gusht në kontinent afrikan mbi 6.400 persona kanë humbur jetën nga virusi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se në Afrikë javën e kaluar është thyer rekord në vdekjet në baza javore nga koronavirusi i ri (COVID-19).

OBSH-ja tha se në javën që ka përfunduar më 1 gusht në kontinent afrikan mbi 6.400 persona kanë humbur jetën nga virusi. Me këtë shifër është regjistruar një rekord i ri në vdekjet javore që nga shpërthimi i pandemisë.

Afrika e Jugut dhe Tunizia kanë regjistruar 55 për qind të numrit të përgjithshëm të vdekjeve.

Në dy javët e fundit në 22 vende të kontinentit është shënuar një rritje prej 20 për qind, ndërsa në 22 vende është hasur lloji 'Delta', në 39 vende lloji 'Alfa' dhe në 35 vende lloji 'Beta'.

OBSH gjithashtu njoftoi se në kontinent në muajin korrik janë dërguar 12 milionë vaksina.

Numri i rasteve totale në kontinentin afrikan është mbi 6.918.000 mijë, kurse i vdekjeve 174.465.


MË SHUME NGA Bota