Izraeli i gatshëm ta sulmojmë Iranin

Izraeli i gatshëm ta sulmojmë Iranin

Sipas një deklaratë të ministrit izraelit të mbrojtjes, forcat e armatosura të vendit janë gati të sulmojnë Iranin nëse do të jetë e nevojshme.

Kjo deklaratë vjen menjëherë pas rritjes të tensioneve për shkak të një sulmi në një cisterne në Gjirit e Omanit që shkaktoi 2 viktima.

Të enjten, ministri izraelit i mbrojtjes Benny Gantz gjatë një interviste me Ynet news tha se ata ishin të gatshëm të sulmonin Iranin. Ministri gjithashtu theksoi se Tel Aviv e cilëson të rëndësishëm mobilizimin e ndërkombëtarëve për të kundërshtuar ndikimin e Iranit në rritje.

“Ne nuk mund ta etiketojmë Iranin vetëm si një problem izraelit dhe të lëmë menjëanë pjesën tjetër të botës nga kjo çështje.”

Kur u pyet, Gantz konfirmoi se ai po fliste për kombet aleate që mbështesnin veprimet ushtarake kundër Iranit. “Bota duhet të merret me Iranin, rajoni duhet të merret me Iranin dhe Izraeli gjithashtu duhet të bëjë pjesën e tij në këtë situatë,” tha ai.

Të mërkurën, Gantz, së bashku me Ministrin e Jashtëm Yair Lapid, zbuluan se cilët besojnë se urdhëruan sulmin vdekjeprurës me dronë gjatë javës së kaluar, i cili shkaktoi dy viktima në një cisternë nafte izraelite në Gjirin e Omanit.

“Amir Ali Hajizadeh, komandant i Forcave Ajrore të IRGC, qëndron pas dhjetëra sulmeve terroriste në rajon duke përdorur UAV dhe raketa,” tha Gantz gjatë një konferencë në Ministrinë e Jashtme.

Ministri i mbrojtjes gjithashtu pohoi se Iranit i kishte mbetur shumë pak kohë për të siguruar lëndët e nevojshme për të prodhuar një nga bombat më të fuqishme bërthamore. Tel Aviv kërkon të bisedojë me Këshillin e Sigurimit të OKB-së në lidhje më sulmin në Gjirin e Omanit, i cili vrau një britanik dhe një rumun.

Britania dhe SHBA gjithashtu  besojnë se Irani ishte përgjegjës për sulmin. Irani ka mohuar çdo përgjegjësi dhe është zotuar se do të marrë masat kundrejt tyre pas deklaratës së Britanisë  se vdekja e marinarit  nuk do të kalonte pa u ndëshkuar.


MË SHUME NGA Bota