Fauci: Nëse nuk kontrollojmë Covid-19, variante të tjera do të “lindin”

Fauci: Nëse nuk kontrollojmë Covid-19, variante të tjera do të “lindin”

Variante të tjera të koronavirusit do të shfaqen nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të fitojnë kontroll mbi përhapjen në komunitet të variantit Delta.

Kështu është shprehur ditën e sotme Anthony Fauci, ndërsa i inkurajoi më tej amerikanët që të vaksinohen.

“Kjo do të ndodhë, George, nëse nuk vendosim kontroll në përhapjen komunitare që është edhe arsyeja pse unë dhe kolegët e mi vijojmë ta përsërisim gjithë kohës, është e rëndësishme që të vaksinojmë sa më shumë njerëz të mundemi,” i tha këshilluesi kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë drejtuesit të GMA George Stephanopoulos.

“Njerëzit që thonë se nuk duan të vaksinohen se është e drejta e tyre, të bëjnë ç’të duan, por duhet ta dinë se nuk qëndron kështu situata,” shtoi Fauci.

Kur virusi përhapet në popullatën e pavaksinuar, siç po ndodh me shpejtësi tani në shumë shtete me norma të ulëta vaksinimi, ai mund të pësojë mutacion pavarësisht nëse personi ka simptoma të lehta, apo edhe nuk ka fare./panorama


MË SHUME NGA Bota