Amnesty: Forcat nigeriane të sigurisë vranë 115 persona në 4 muajt e fundit
BKT
   Bota

Amnesty: Forcat nigeriane të sigurisë vranë 115 persona në 4 muajt e fundit

Organizata për të drejtat e njeriut lëshoi një deklaratë ku theksoi se policia ka thënë se të paktën 21 punonjës u vranë në tre muaj në shtetin Imo, ndërsa më shumë se 500 njerëz u arrestuan pas bastisjeve të policisë dhe ushtrisë.

Forcat nigeriane të sigurisë kanë vrarë 115 persona në katër muajt e fundit në juglindje të vendit, theksoi sot Amnesty International.

Organizata për të drejtat e njeriut lëshoi një deklaratë në faqen e saj të internetit duke theksuar se policia ka thënë se të paktën 21 punonjës u vranë në tre muaj në shtetin Imo, ndërsa më shumë se 500 njerëz u arrestuan pas bastisjeve të policisë dhe ushtrisë.

"Provat e mbledhura nga Amnesty International japin një pasqyrë të rëndë të forcave të pamëshirshme të tepruara nga forcat nigeriane të sigurisë në shtetet Imo, Anambra dhe Abia", u citua në deklaratë Osai Ojigho, drejtor i Amnesty International në Nigeri.

Amnesty po ashtu dënoi sulmet e kryera nga një grup që synon infrastrukturën qeveritare, përfshirë burgjet dhe ndërtesat publike, duke vrarë disa oficerë policie.

"Qeveria e Nigerisë i është përgjigjur me një dorë të rëndë vrasjeve dhe dhunës që i atribuohen gjerësisht grupit të armatosur që e quan veten Rrjeti i Sigurisë Lindore (ESN), krahu i armatosur i Popujve Indigjenë të Biafra (IPOB), një lëvizje pro-Biafra", theksohet më tej.

"Amnesty International kreu hetim të gjerë për të dokumentuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet sipas ligjit ndërkombëtar në shtetet Anambra, Imo, Ebonyi dhe Abia nga janari i vitit 2021. Organizata dokumentoi 52 incidente të vrasjeve të paligjshme dhe 62 raste të arrestimit arbitrar, keqtrajtimit dhe torturës", thuhet më tej.

Nigeria është e zhytur në agjitacionet separatiste të udhëhequra nga IPOB, e cila dëshiron atdhe të veçantë për Igbo, grupi i tretë më i madh etnik i vendit.

Duke akuzuar grupin për dhunë dhe gjuhë urrejtjeje, qeveria e ka shpallur atë një organizatë terroriste.