Marok,regjistrohet numër rekord i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë
BKT
   Bota

Marok,regjistrohet numër rekord i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Marokut, gjatë ditës së fundit u zbuluan 12.039 raste të reja me COVID-19, 72 persona humbën jetën dhe 7.350 persona fituan betejën kundër virusit.

Maroku ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve në baza ditore që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Marokut, gjatë ditës së fundit u zbuluan 12.039 raste të reja me COVID-19, 72 persona humbën jetën dhe 7.350 persona fituan betejën kundër virusit.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 665.325, prej të cilëve 590.042 janë shëruar dhe 10.087 kanë vdekur.

Në Marok, ku numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të rritet me një ritëm të shpejtë kohët e fundit, shifra e fundit e rasteve të reja ka shënuar një rekord të rasteve ditore që nga shpërthimi i pandemisë në vend.

Në Marok, vend me një popullsi prej rreth 36 milionë banorësh, deri më sot dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 14.809.114 persona, ndërsa 10.733.482 të tjerë e kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.