Një avion i Forcave Ajrore të Pakistanit rrëzohet gjatë stërvitjes
BKT
   Bota

Një avion i Forcave Ajrore të Pakistanit rrëzohet gjatë stërvitjes

"Një avion trajnues luftarak PAF është rrëzuar pranë Attock, gjatë një misioni stërvitor rutinor. Të dy pilotët janë katapultuar me sukses", njoftuan forcat ajrore.

Një avion i Forcave Ajrore të Pakistanit (PAF) gjatë një misioni stërvitor është rrëzuar në provincën Punjab në verilindje, theksuan sot forcat ajrore pakistaneze.

"Një avion trajnues luftarak PAF është rrëzuar pranë qytetit Attock, gjatë një misioni stërvitor rutinor. Të dy pilotët janë katapultuar me sukses", tha një zëdhënës i PAF-së në një deklaratë.

Asnjë humbje e jetës ose pronës nuk u raportua në terren, theksoi zëdhënësi.

Ai shtoi se "një bord hetimor është urdhëruar nga Shtabi Ajror për të përcaktuar shkakun e incidentit".

Vitin e kaluar në shkurt dhe shtator, dy avionë u rrëzuan gjatë misioneve stërvitore në Pakistanin verilindor, ndërsa në mars, një avion luftarak F-16 u rrëzua pranë kryeqytetit Islamabad, duke humbur jetën piloti. Avioni po kryente prova për paradën e ditës kombëtare të 23 marsit.