Gjysma e Greqisë po digjet, kurse në Evros goditet nga stuhia me breshër
BKT
   Bota

Gjysma e Greqisë po digjet, kurse në Evros goditet nga stuhia me breshër

Të premten pasdite, stuhi të forta ndodhën në zonat e Evros, ndërsa breshëri ra në Aleksandropolis.

Në shumë zona të Greqisë, zjarri vijon të djegë gjithçka që i del para dhe po përhapet me shpejtësi. Por teksa këto zona të Greqisë digjen, në Evros kanë nisur stuhi shiu dhe breshëri.

Breshër po ashtu  ra në zonën e Dikellos dhe Makrit dhe sipas dëshmive të banorëve dhe pushuesve breshri ishte me madhësinë e një arre.

Ende nuk dihet nëse breshri ka shkaktuar dëme në të korrat, makinat apo shtëpitë.