Kushtetuta e re e Turqisë nuk parashikon largimin e presidentit
Partia në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit të Turqisë është gati me një projekt kushtetutë. Ai u jep qytetarëve të drejtën të paraqesin projektligje në parlament dhe deputetët do të jenë në gjendje të shkarkojnë ministrat dhe nënpresidentin, njoftoi gazeta “Sabah”.
Por, heqja do të kërkojë një shumicë absolute me 3/5 nga votat. Nuk parashikohet asnjë votëbesim i drejtpërdrejtë ndaj presidentit, sepse sipas këshilltarëve kushtetues të kreut të shtetit “në sistemin presidencial presidenti zgjidhet drejtpërsëdrejti nga populli dhe merr një votëbesimi nga populli.” Presidenti Rexhep Erdogan shpalli më 1 shkurt 2021 se ka ardhur koha që Turqia të ketë një kushtetutë të re, e cila të zëvendësojë atë të vjetrën, të krijuar gjatë regjimit të ushtarakëve gjatë vitit 1982. Më 5 gusht Erdogani u bëri thirrje anëtarëve të partisë së tij që të shkojnë në çdo shtëpi për t'u shpjeguar qytetarëve përfitimet e kushtetutës së re të ardhshme.























