Sa janë efikase vaksinat kundër COVID-19 dhe sa zgjat mbrojtja e saj
BKT
Shëndetësi

Sa janë efikase vaksinat kundër COVID-19 dhe sa zgjat mbrojtja e saj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), në kuadër të thirrjeve për vaksinim të qytetarëve për mbrojtje nga COVID-19, ka publikuar disa pyetje dhe përgjigje rreth vaksinimit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), në kuadër të thirrjeve për vaksinim të qytetarëve për mbrojtje nga COVID-19, ka publikuar disa pyetje dhe përgjigje rreth vaksinimit.

Përmes kësaj IKSHPK-ja ka bërë të ditur rëndësinë e vaksinimit dhe rrezikun nga infektimi me COVID-19.

“Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë, më e sigurt dhe më efektive për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet e dëmshme. Vaksinimi është i sigurt dhe efektet anësore nga vaksinat janë të vogla dhe të përkohshme”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkaq për vaksinat kundër COVID-19, IKSHP-ja ka njoftuar se vaksinat kundër COVID-19 janë 95 për qind efikase.

“I vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan”, thuhet në kuadër të përgjigjeve nga IKSHPK-ja.

Njoftimi i plotë:


– Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë, më e sigurtë dhe më efektive për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet e dëmshme. Vaksinimi përdor mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar.

Pse është i rëndësishëm vaksinimi?
-Sepse shpëton jetë. Sot kemi në dispozicion vaksina për t’u mbrojtur nga të paktën 20 sëmundje të ndryshme, siç janë: difteria, tetanozi, paraliza e fëmijëve, gripi, fruthi, kanceri i qafës së mitrës, kolera, Covid-19, hepatiti, parotiti, meningjiti, etj. Së bashku, këto vaksina shpëtojnë 3 milionë jetë njerëzish çdo vit, sidomos në vendet e pazhvilluara.

A janë të sigurta vaksinat?
– Vaksinimi është i sigurt dhe efektet anësore nga një vaksinë janë zakonisht të vogla dhe të përkohshme, si p.sh. dhembje krahu dhe ethe. Efektet anësore më serioze janë të mundshme, por janë jashtëzakonisht të rralla. Çdo vaksinë e licencuar testohet me rigorozitet në të gjitha fazat e hulumtimeve klinike para se të miratohet për përdorim.

 Çka është efikasiteti i vaksinave. Për shembull, çka nënkupton efikasiteti 95%?
-Efikasiteti i vaksinës prej 95%, d.m.th. se vaksina, te personat e vaksinuar e ul mundësinë e prekjes nga Covid-19 për 95%, krahasuar me personat që nuk e kanë marrë vaksinën.
Këto rezultate vijnë pas dozës së dytë, e cila e rrit përgjigjen imunitare të organizmit.

 Cili është qëllimi i kryesor i vaksinimit?
– Të parandalojë vdekjet dhe infeksionet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.


MË SHUME NGA Shëndetësi