Papa Françesku kërcënohet rëndë: I dërgohet një zarf me tre pumba brenda
BKT
   Bota

Papa Françesku kërcënohet rëndë: I dërgohet një zarf me tre pumba brenda

Policia italiane po heton një kërcënim shqetësues me vdekje drejtuar Papës Françesku pasi në adresë të Vatikanit ka arritur një zarf me tre plumba brenda, shkruan Metro.co.uk.

Dërgesa e dyshimtë u përgjua nga stafi në një strukturë të klasifikimit të postës para se të arrinte tek Papa dhe u konfirmua se kishte ardhur nga Franca.

Adresa ishte shkruar me dorë dhe thoshte: “Papës, Qyteti i Vatikanit, Sheshi i Shën Pjetrit, Romë”. 

Sipas policisë italiane, zarfi përmbant enjë mesazh që aludonte në operacionet financiare në Vatikan.

Ky zhvillim ndodh pas një periudhe të vështirë për Papën pasi ai kaloi 10 ditë në spital në muajin korrik.

Më 27 korrik, filloi një gjyq në të cilin 10 persona, përfshirë një kardinal të lartë u paditën për akuzat për keqpërdorim të fondeve të Vatikanit.

Skandali i miliona eurove sillet rreth blerjes së një prone luksoze në Londër.

Sipas Reuters, Papa Françesku dha miratimin e tij për fillimin e gjyqit kundër figurave të larta.