18:24 / 09.08.2021
Aeroporti Changi i Singaporit humbi vendin e parë si më të i mirë në botë
Për herë të parë në gati një dekadë, Aeroporti Changi i Singaporit ka humbur vendin e tij në krye të renditjes vjetore të Skytrax për aeroportet më të mira në botë në World Airport Awards.
Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Dohas, është shpërblyer me vendin numër një në vitin 2021 në kategorinë “Aeroporti më i mirë në botë”.
Ngritja e Dohas përkon me punën e palodhur të linjës ajrore të saj kryesore, Qatar Airways. Qeveria e Katarit ka investuar shumë si në transportuesin e saj kombëtar ashtu edhe në aeroportin e tij, me rezultate mjaft spektakolare.


























