Uashingtoni sërish sanksione kundër Bjellorusisë
BKT
   Bota

Uashingtoni sërish sanksione kundër Bjellorusisë

SHBA-ja do të ndërmarrë një sërë sanksionesh ndaj figurave, kompanive dhe entiteteve bjelloruse, duke rritur presionin ndaj regjimin autoritar të Aleksandër Lukashenko-s, njoftoi një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Një vit pas zgjedhjeve të presidentit të Bjellorusisë, të konsideruara si “mashtrim”, Biden pritet të nënshkruajë një dekret që ashpërson regjimin e sanksioneve amerikane në fuqi që nga viti 2006, duke e shtrirë atë në disa sektorë kryesorë të ekonomisë së këtij vendi.

Ky njoftim vjen menjëherë pas konferencës vjetore për shtyp të Lukashenko-s, i cili edhe një herë shpalli fitoren e tij në një votim “plotësisht transparent” përballë një opozite që po përgatiste një “grusht shteti”.

Sipas zyrtarit të lartë, duke zbatuar drejtpërdrejt këtë dekret të ri presidencial, Departamenti i Thesarit i SHBA-së do të ndërmarrë “sanksionet më të rrepta deri më sot” kundër kompanive, personaliteteve dhe entiteteve të Bjellorusisë./atsh