NATO: Situata në Afganistan është e rëndë dhe nxitëse
BKT
   Bota

NATO: Situata në Afganistan është e rëndë dhe nxitëse

NATO, situatën e sigurisë në Afganistan e vlerësonn si “të vështirë dhe nxitëse” dhe u bëri thirrje militantëve talebanë që të ndalojnë me sulmet

“E ndajmë shqetësimin e thellë me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për nivelin e lartë të dhunës të shkaktuar nga ofensiva ushtarake talebane, përfshirë sulmet ndaj civilëve dhe raportet për shkelje të tjera serioze të të drejtave të njeriut,” deklaroi një përfaqësues i paidentifikuar i NATO-s për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

Ai shtoi se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin.

Talebanët duhet të kuptojnë se ata kurrë nuk do të njihen nga bashkësia ndërkombëtare nëse refuzojnë procesin politik dhe përpiqen të marrin vendin me forcë. Ata duhet të ndalojnë sulmet dhe të marrin pjesë në negociatat e paqes me mirëbesim.

Ai u bëri thirrje të gjithë aktorëve rajonalë të jenë konstruktivë, pasi një Afganistan stabil dhe i sigurt përfiton nga të gjithë.

Nga fillimi i tërheqjes së trupave ndërkombëtare në fillim të majit, talebanët kanë pushtuar qytet pas qytet dhe kontrollojnë pjesë të mëdha të territorit. Edhe krahas kësaj, SHBA-ja si dhe Gjermania, po i përmbahen planeve të tyre për t’u tërhequr nga Afganistani.