Izrael, regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID19 në 6 muaj
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6.275 raste me COVID-19 dhe 17 persona kanë humbur jetën nga ky virus.
Në Izrael është regjistruar numri më i lartë i rasteve ditore në 6 muajt e fundit me koronavirusin e ri (COVID-19).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6.275 raste me COVID-19 dhe 17 persona kanë humbur jetën nga ky virus.
Ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 6.559 dhe numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 908.332.
Numri i rasteve aktive u rrit në 35.000 dhe numri i pacientëve në gjendje të rëndë u regjistrua si 394.
Në deklaratë gjithashtu theksohet se numri i rasteve të zbuluara në ditën e fundit është numri më i lartë i rasteve ditore të regjistruara që nga 8 shkurti në vendin me një popullsi prej afërsisht 9,3 milionë banorësh.
Efekti i variantit Delta në rastet me COVID-19
Në lajmet e mediave vendase raportohet se 90 për qind e rasteve të reja në Izrael janë shkaktuar nga varianti Delta, i cili u identifikua për herë të parë në Indi.
Izraeli i cili ka arritur të kontrollojë pandeminë falë vaksinimit në muajt e fundit, gjithashtu ditët e fundit tërheq vëmendje rritja e shpejtë e rasteve me COVID-19 për shkak të variantit Delta.
Në fillim të qershorit, numri i rasteve ditore në Izrael ra nën 20, dhe numri i përgjithshëm i rasteve aktive u ul në 186.























