COVID-19, SHBA-ja publikon paralajmërim për të mos udhëtuar në 8 vende.
BKT
   Bota

COVID-19, SHBA-ja publikon paralajmërim për të mos udhëtuar në 8 vende.

Në listën e "vendeve me rrezik të lartë" për të cilat rekomandohet "shmangia e të gjitha udhëtimeve" u përfshinë, Aruba, Eswatini, Franca, Polinezia Franceze, Islanda, Izraeli, Laosi dhe Tajlanda.

Departamenti amerikan i Shtetit, në listën e "vendeve me rrezik të lartë" ku rriten rastet e koronavisurit të ri (COVID-19) dhe për të cilat rekomandohet "shmangia e të gjitha udhëtimeve" shtoi 8 vende, përfshirë Izraelin dhe Francën.

Departamenti amerikan i Shtetit, përditësoi paralajmërimin e tij për udhëtim në vendet ku janë rritur rastet e COVID-19. Në listën e "vendeve me rrezik të lartë" për të cilat rekomandohet "shmangia e të gjitha udhëtimeve" u përfshinë, Aruba, Eswatini, Franca, Polinezia Franceze, Islanda, Izraeli, Laosi dhe Tajlanda.

Në kuadrin e kufizimeve të udhëtimit që SHBA-ja ka vendosur për luftën me COVID-19, vazhdon ndalesa e hyrjes në vend për personat jo shtetas të SHBA-së që kanë vizituar në 14 ditët e fundit Kinën, zonën Shengen, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën, Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Indinë.

Ndërsa nga të gjithë udhëtarët që udhëtojnë në SHBA, u kërkohet që të tregojnë testin negativ të COVID-19 të kryer brenda 72 orëve të fundit pa marrë parasysh situatën e tyre të vaksinimit.