Kolumbi, zbulohet se FARC kishte rekrutuar mbi 18 mijë fëmijë
BKT
   Bota

Kolumbi, zbulohet se FARC kishte rekrutuar mbi 18 mijë fëmijë

Në një deklaratë nga Juridiksioni Special për Paqen (JEP) thuhet se pas shqyrtimit të 36 raporteve të ndryshme të përgatitura nga institucionet universitare, u mësua se FARC ka përfshirë në strukturën e saj mijëra fëmijë të moshës së vogël.

Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) të krahut të majtë, të cilat dorëzuan armët në nëntor 2016, zbulohet se kanë rekrutuar 18.677 persona nën moshën 15-vjeç gjatë viteve 1996 deri në 2016.

Në një deklaratë nga Juridiksioni Special për Paqen (JEP) thuhet se pas shqyrtimit të 36 raporteve të ndryshme të përgatitura nga institucionet universitare, u mësua se FARC ka përfshirë në strukturën e saj mijëra fëmijë të moshës së vogël.

Në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se hulumtimi vazhdon, njoftohet se është në vazhdim procesi i hetimit nëse përbëjnë apo jo krim ndërkombëtar rekrutimi me forcë i fëmijëve në organizatë, dhuna e bazuar në gjini, vrasjet, torturat, trajtimi poshtërues dhe aktet e tjera çnjerëzore.

"Do të vazhdohet hulumtimi i detajuar se si janë rekrutuar fëmijët në pjesët administrative Arauca, Boyaca, Cundinamarca, Casanare, Meta, Guaviare, Vichada, Guainia dhe Vaupes dhe ndikimet e tyre mbi popullatën e rajonit", thuhet në deklaratë.

Çfarë synon JEP?

JEP i formuar në kuadrin e marrëveshjes së paqes mes FARC dhe qeverisë së ish-presidentit Juan Manuel Santos, u pranua si një sistem llogaridhënie duke hetuar të gjitha ngjarjet e përjetuara në konfliktet e armatosura, me qëllim kryesor të përmbushë garantimin e të drejtave të viktimave.

JEP pranohet një mekanizëm i drejtësisë së periudhës së tranzicionit, ku u hetuan dhe gjykuan palët e treta që kanë ndërhyrë brenda fushave të juridiksionit të anëtarëve të saj.