Gjermania regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që nga maji
Instituti Robert Koch konfirmoi 14 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe 4.996 raste të reja.
Gjermania sot raportoi 4.996 raste të reja të koronavirusit (COVID-19), nga 2.480 një ditë më parë, që paraqet rritjen më të lartë ditore që nga fundi i majit.
Instituti Robert Koch konfirmoi 14 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, nga 24 vdekje të raportuara një javë më parë.
258 pacientë të tjerë me COVID-19 janë shtruar në spitale, dhe në total, 442 pacientë të sëmurë rëndë po marrin trajtim në njësitë e kujdesit intensiv.
Varianti më ngjitës Delta ka nxitur raste të reja në gjithë vendin, por shtrimet në spital dhe vdekjet kanë mbetur relativisht të ulëta, krahasuar me valën e parë dhe të dytë të pandemisë.
Ndërsa varianti Delta është bërë dominues në vend, duke përbërë më shumë se 97 për qind të rasteve të reja, përparimi i Gjermanisë në fushatën e vaksinimit ka ndihmuar në parandalimin e shumë rasteve të sëmundjeve të rënda dhe shtrimeve në spital.
Më shumë se 52 milionë njerëz në Gjermani, apo 62,7 për qind e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 46,2 milionë njerëz 55,6 për qind e popullsisë, janë vaksinuar plotësisht, sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.























