Ngrohja Globale është e paprecedentë dhe e rrezikshme për gjithë planetin
BKT
   Bota

Ngrohja Globale është e paprecedentë dhe e rrezikshme për gjithë planetin

Ditën e djeshme u publikua raporti mbi klimën dhe ngrohjen globale nga OKB dhe Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimaterike (IPCC) 2021. Në të diskutohen të gjithë problemet mjedisore me të cilat i gjithë planeti Tokë po haset prej disa vitesh.

Një nga çështjet kryesore që shtrohet në këtë raport, është ndryshimi i paprecedentë që klima ka përsuar gjatë viteve të fundit. Sipas ekspertëve ka qindra e mijëra vite që planeti ynë nuk ndodhet në gjendjen e tanishme dhe kjo mund të jetë vërtetë e dëmshme për të gjithë gjallesat.

Të dhënat alarmante të raportit
Raporti i IPCC, tregon shifra alarmante të cilat po ndikojnë jo vetëm mjedisin, por edhe jetën e të gjithë gjallesave në tokë. Këto të dhëna projektojnë rritje më të shpejtë të temperaturave përgjatë viteve dhe pasoja të cilat mund të ndryshojnë përgjithnjë stilin e jetesës. Ekspertët parashikojnë se rritja e temperaturave do të jetë 1.5 dhe 2 gradë C më shumë se tani në 20 vitet e ardhshme. Temperaturat në tokë aktualisht vlerësohen të jenë 1.1 gradë C më të larta krahasuar me periudhën paraindustriale në vitet 1800-1900.