Presidenti i Madagaskarit shkarkon qeverinë
BKT
   Bota

Presidenti i Madagaskarit shkarkon qeverinë

Presidenti i Madagaskarit shkarkon të gjithë ministrat, duke arsyetuar veprimin e tij sikurse një ekip futbolli, duhet të ndryshoni kur ka dështime në qeveri

Të gjithë ministrat e qeverisë së Madagaskarit janë shkarkuar me një fjalë nga presidenti i vendit, Andry Rajoelina.

Ky i fundit si arsye ka dhënë dështimin, por nuk i ka specifikuar saktësisht.

Ai thotë se si një ekip futbolli duhen ndryshime kur ka dështime në qeveri.

Kjo rokadë vjen disa javë pas një komploti për të vrarë ish-udhëheqësin e grushtit të shtetit./bw