Arrestohet infermieria, ka injektuar ujë me kripë në vend të vaksinës COVID
Një infermiere në Gjermani po akuzohet se i ka injektuar qëllimisht pacientët e saj me solucion kripor në vend të vaksinës kundër COVID-19.
Policia dyshon se ky skandal mund të ketë përfshirë më shumë se 8,500 pacientë edhe pse në nisje ka pasur vetëm 6 raportime.
Autoritetet gjithashtu lajmëruan se opinione ‘anti-vaksinë’ të infermieres janë gjetur në postimet e saj në rrjete sociale, transmeton euronews.albania.
Skandali u raportua nga një nga punonjësit në qendrën e vaksinimit, i cili e kishte parë të dyshuarën tek mbushte 6 shiringa me solucion të kripur, rast të cilin ajo më pas e kishte shpjeguar duke ju referuar një incidenti me një nga shishkat e vaksinave.
Të paktën 9,673 persona ishin regjistruar si të vaksinuar gjatë kësaj periudhe.
Mes atyre që ishin vaksinuar kishte edhe punonjës nga sektori i infermierisë. Të përfshirëve po u kërkohet ta bëjnë sërish vaksinën.
“Nuk ka asnjë rrezik nga vaksinimi përsëritur ndaj edhe ju këshillojmë të gjithëve të vaksinohen sërish sa për të qenë të sigurt,” tha Claudia Shroeder, anëtare e ekipit për ndërhyrjen e shpejtë gjatë krizave.























