Kili, fillon aplikimi i dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19
BKT
   Bota

Kili, fillon aplikimi i dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Kilit, Enrique Paris, deklaroi se qëllimi i tyre do të jetë vaksinimi i 82,44 për qind të popullsisë.

Në shtetin e Amerikës Jugore, Kili, ka filluar të aplikohet doza e tretë e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministri i Shëndetësisë i Kilit, Enrique Paris, deklaroi se qëllimi i tyre do të jetë vaksinimi i 82,44 për qind të popullsisë. "Ne po fillojmë dozën e tretë të vaksinës nga të moshuarit sepse ata janë më të prekur ndaj virusit", tha ai.

Paris deklaroi se në kuadër të fushatës kombëtare të vaksinimit, shumica e popullsisë është vaksinuar deri më tani dhe se gjithsej 12.531.634 persona kanë përfunduar vaksinimet e tyre.

Kili me një popullsi prej rreth 20 milionë banorë, në luftën me COVID-19 regjistroi 36.157 viktima dhe gjithsej 1.625.456 raste me COVID-19.