Somalia merr 302.400 doza të vaksinës kundër COVID-19
Në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), Somalisë iu dorëzuan 302.400 doza të vaksinës të prodhuara nga kompania farmaceutike amerikane Johnson & Johnson.
Në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), Somalisë iu dorëzuan 302.400 doza të vaksinës të prodhuara nga kompania farmaceutike amerikane Johnson & Johnson (J&J).
Sipas lajmit në shtypin kombëtar, thuhet se 302.400 doza të vaksinave kundër COVID-19, të cilat u dërguan në kuadër të Programit të Qasjes Globale të Vaksinave COVID-19 (COVAX), iu dorëzuan autoriteteve somaleze.
Ministrja e Shëndetësisë e Somalisë, Dr. Fowsiya Nur tha se janë duke dhënë përpjekje në luftimin e pandemisë dhe vaksinimin e popullatës. Ajo shtoi se vaksinat e ofruara janë tepër të rëndësishme.
Javën e kaluar, në Somali u dërguan 108.000 doza të vaksinës kundër COVID-19.























