Ukraina vazhdon të mbështesë Turqinë në luftën kundër zjarreve pyjore
BKT
   Bota

Ukraina vazhdon të mbështesë Turqinë në luftën kundër zjarreve pyjore

Në një deklaratë nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, thuhet se në zonat e prekura nga zjarri, janë shkarkuar deri më tani 952 tonë ujë me 119 fluturime.

Dy avionët që Ukraina dërgoi në Turqi për të mbështetur luftën me zjarret pyjore, dje kryen 6 fluturime dhe shkarkuan 48 tonë ujë në zonën e prekur nga zjarri në Isparta.

Në një deklaratë nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, thuhet se në zonat e prekura nga zjarri, janë shkarkuar deri më tani 952 tonë ujë me 119 fluturime.

Më tej thuhet se 2 avionët e tipit AN-32 P që janë dërguar në Turqi, kryen 6 fluturime dje dhe shkarkuan 48 tonë ujë në zonën e prekur nga zjarri në Isparta.

Ukraina më 30 korrik dërgoi në Turqi 2 avionë të tipit AN-32 P dhe ekipin e mbështetjes speciale për të luftuar me zjarret e pyjeve.