Mbi 4,62 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në botë
BKT
   Bota

Mbi 4,62 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në botë

Numri i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4 miliardë e 620 milionë.

Sipas të dhënave nga faqja e internetit "Our World Data", Kina, vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi, renditet e para me mbi 1 miliard e 830 milionë doza të administruara, e ndjekur nga India me 523 milionë e 670 mijë doza, SHBA-ja me 353 milionë e 860 mijë, Brazili me 160 milionë e 60 mijë, Japonia me 108 milionë e 180 mijë, Gjermania me 96 milionë e 850 mijë, Britania me 87 milionë e 180 mijë, Turqia me 82 milionë e 138 mijë, Franca me 79 milionë e 290 mijë, Indonezia me 79 milionë e 050 mijë, Meksika me 74 milionë e 800 mijë, Italia me 73 milionë e 290 mijë, Rusia me 68 milionë e 640 mijë, Spanja me 60 milionë e 450 mijë dhe Kanadaja me 51 milionë e 140 mijë doza.

Turqia renditet e 9-ta në botë në administrimin e vaksinave

Sipas të dhënave të Ministrisë turke të Shëndetësisë, Turqia deri më tani ka administruar 82.138.739 doza të vaksinës.

Për sa i përket numrit të vaksinave, Turqia renditet e teta në botë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 43.534.341 njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa 32.155.612 njerëz kanë marrë dozën e dytë.

Sipas faqes së internetit "Worldometers", e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë botën ka shkuar në mbi 206 milionë e 387 mijë dhe numri i të vdekurve në mbi 4 milionë e 350 mijë.