Britania do të dërgojë 600 ushtarë në Afganistan për evakuim
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, njoftoi se në Afganistan do të dërgojnë 600 ushtarë për evakuimin e diplomatëve, ushtarëve, shtetasve britanikë si dhe të afganëve që kanë punuar me ta.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka bërë të ditur se në Afganistan do të dërgohen 600 ushtarë për evakuimin e shtetasve britanikë.
Sipas lajmeve në shtypin e vendit, Wallace, në një deklaratë ka theksuar se ambasada në Kabul do të transferohet në një vend më të sigurt.
"Miratova dërgimin e personelit shtesë ushtarak për të mbështetur praninë diplomatike në Kabul, për të ndihmuar që shtetasit britanikë të largohen nga vendi dhe për të mbështetur ndryshimin e vendeve të ish-personelit afgan të cilët kanë rrezikuar jetët e tyre për të shërbyer me ne", tha Wallace.
Ai njoftoi se në Afganistan do të dërgojnë 600 ushtarë për evakuimin e diplomatëve, ushtarëve, shtetasve të tyre si dhe të afganëve që kanë punuar me ta.
- Talebanët u drejtuan për të marrë nën kontroll qendrat provinciale
Sulmet e talebanëve u përshpejtuan pasi SHBA-ja vendosi të tërhiqet nga Afganistani dhe pasi bisedimet e qeverisë afgane për paqe me talebanët dështuan.
Që nga qershori, talebanët pasi morën nën kontroll dhjetëra komuna, ata u drejtuan drejt qendrave provinciale të cilat i kishte rrethuar.
Zaranj, qendra e provincës Nimroz në kufirin Afganistan-Iran, ishte qendra e parë provinciale që talebanët morën nën kontroll. Më pas forcat afgane të sigurisë humbën kontrollin e tyre në 15 qendra provinciale, shumica e të cilave në veri të vendit. Qeveria e Kabulit dominon ende në 19 qendra provinciale.
Intensifikimi i konflikteve në muajt e fundit rriti vdekjet e civilëve dhe migrimet.
Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), në gjysmën e parë të 2021 humbën jetën 1.659 civilë, ndërsa në muajin e fundit kanë humbur jetën mbi 1.000 civilë.
Komisioni i Pavarur i Afganistanit për të Drejtat e Njeriut, ka njoftuar se që nga fillimi i muajit gusht mbi 1 milion civilë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.
OKB-ja ka njoftuar se 18 milionë afganë kanë nevojë për ndihma humanitare.























