Marok, autobusi bie në humnerë, 7 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar
Një autobus pasagjerësh në autostradën numër 2038 ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në humnerë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 7 persona, në mesin e të cilëve 3 fëmijë.
Të paktën 7 persona e kanë humbur jetën si dhe 21 të tjerë janë lënduar si pasojë përmbysjes së një autobusi në Marok.
Sipas lajmit në agjencinë zyrtare të lajmeve të Marokut, MAP, administrata lokale e qytetit ka publikuar një njoftim lidhur me aksidentin.
Në njoftim thuhet se një autobus pasagjerësh në autostradën numër 2038 ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në humnerë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 7 persona, në mesin e të cilëve 3 fëmijë.
Në aksidentin në fjalë janë lënduar 21 persona, të cilët janë transferuar në spitale të ndryshme në rajon.
Autoritetet gjyqësore kanë filluar një hetim në lidhje me aksidentin.























