Vendet e Karaibeve kalojnë në alarm për shkak të stuhisë tropikale
BKT
   Bota

Vendet e Karaibeve kalojnë në alarm për shkak të stuhisë tropikale

Stuhia në fjalë mund të arrijë shpejtësinë 55 kilometra në orë njoftuan zyrtarët duke vënë theksin se stuhia ditën e shtunë mund të ndryshojë drejtimin drejt brigjeve të Floridës së SHBA-së.

Për shkak të stuhisë së fuqishme e cila është afruar në brigjet e Karaibeve, vendet e rajonit kaluan në gjendje alarmi.

Sipas lajmeve në shtypin e vendit, thuhet se ka shqetësime që stuhitë e fuqishme mund të godasin seriozisht disa qytete.

Zyrtarët kanë paralajmëruar popullatën që të jetë e kujdesshme sepse stuhia tropikale mund të lërë shira intensivë në vendet ku ajo mbërrin dhe se mund të përballet me rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Stuhia në fjalë mund të arrijë shpejtësinë 55 kilometra në orë njoftuan zyrtarët duke vënë theksin se stuhia ditën e shtunë mund të ndryshojë drejtimin drejt brigjeve të Floridës së SHBA-së.

Për shkak të uraganit Lota dhe stuhisë tropikale Eta që u shfaqën më 21 nëntor 2020 në vendin e Amerikës Qendrore, Honduras, humbën jetën të paktën 100 persona dhe mijëra të tjerë u lënduan.