Papa bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan
BKT
   Bota

Papa bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan

Papa Françesku bëri thirrje sot për dialog për t`i dhënë fund konfliktit në Afganistan, ndërsa talibanët kanë rrethuar kryeqytetin Kabul.

Papa bëri thirrje për t'i dhënë fund konfliktit në mënyrë që njerëzit e Afganistanit të mund të jetojnë në paqe, siguri dhe respekt reciprok, raportoi Reuters.

Ai e bëri këtë apel në një fjalim mesdite ndërsa talibanët kanë rrethuar kryeqytetin afgan dhe Shtetet e Bashkuara evakuuan stafin e tyre diplomatik me helikopterë nga ambasada.