Thellohet tragjedia e Haitit, 1 mijë e 290 viktima nga tërmeti
BKT
   Bota

Thellohet tragjedia e Haitit, 1 mijë e 290 viktima nga tërmeti

Nga bilanci më i fundit i tërmetit shkatërrimtar në Haiti, numëri i viktimave arrin në 1 mijë e 290 veta

Po ashtu numërohen të paktën 5 mijë e 700 të plagosur dhe 13 mijë e 694 shtëpi të shembura.

Operacionet e kërkimit vijojnë teksa pritet që bilanci të rëndohet.

Në fakt nuk përfundon me kaq, pasi autoritetet janë në luftë me kohën për të shpëtuar njerëz derisa një stuhi të godasë ishullin në Karaibe.-bw