Të paktën pesë të vrarë në aeroportin e Kabulit
BKT
   Bota

Të paktën pesë të vrarë në aeroportin e Kabulit

Të paktën pesë persona janë vrarë në aeroportin e Kabulit, ndërsa qindra njerëz u përpoqën të hynin me forcë në aeroplanët që dilnin nga kryeqyteti afgan.

Një dëshmitar, sikundër njofton Reuters, tha se kishte parë trupat e pesë personave duke u dërguar në një automjet. Një dëshmitar tjetër tha se nuk ishte e qartë nëse viktimat u vranë nga të shtënat me armë apo në një rrëmujë.

Trupat amerikane, të cilët janë përgjegjës për aeroportin, qëlluan më herët në ajër për të shpërndarë turmën, tha një zyrtar amerikan.

Në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit mbizotëron kaosi që prej ditës së djeshme, pasi afganët po përpiqen të largohen nga vendi, pas marrjes së pushtetit nga talebanët./Gazeta SHQIP