​2.500 ushtarë amerikanë janë aktualisht në aeroportin e Kabulit
BKT
   Bota

​2.500 ushtarë amerikanë janë aktualisht në aeroportin e Kabulit

Ky numër së shpejti do të rritet në 6.000

Aktualisht janë rreth 2.500 trupa amerikane në aeroportin e Kabulit dhe Pentagoni njoftoi sot se 500 të tjerë do të mbërrijnë deri nesër, kryesisht marinsat.

Në dy-tri ditët e ardhshme, numri i ushtarëve amerikanë në aeroportin në kryeqytetin e Afganistanit do të rritet deri në 6.000, tha Pentagoni.

"Ne do të vazhdojmë të rrisim praninë tonë sipas nevojës," tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një konferencë shtypi.