Janez Jansha: Kjo është disfata më e madhe e NATO-s
Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha vlerësoi sot se kthimi i talibanëve në pushtet në Afganistan përfaqëson humbjen më të madhe të NATO-s që nga themelimi i saj.
"Kaosi në Afganistan dhe dorëzimi i armëve moderne për 300.000 njerëz ndaj talibanëve është humbja më e madhe e NATO-s deri më tani, dhe ne jemi bashkë-përgjegjës për këtë. Dhe dorëzimi i aleatëve afganë ndaj terrorit talibanë është një akt i turpshëm”, shkroi kryeministri slloven në llogarinë e tij në Twitter.
Ministri i Mbrojtjes Matej Tonin tha se publiku botëror ishte i befasuar me atë se sa shpejt "praktikisht të gjitha institucionet afgane" u shpërbënë para pushtimit të talibanëve dhe se ai nuk dëshiron të analizojë përgjegjësinë e shërbimeve të inteligjencës që gjykuan gabimisht situatën në Afganistan.























