Zjarr në Francën juglindore, evakuohen mijëra banorë
BKT
   Bota

Zjarr në Francën juglindore, evakuohen mijëra banorë

Mijëra njerëz janë evakuuar që prej ditës së hënë në pjesën juglindore të Francës, për t’i shpëtuar një zjarri të fuqishëm që po përparon me shpejtësi.

Evakuimet u bënë kryesisht rreth fshatrave Grimaud dhe La Môle, pranë Saint Tropez.

Zjarri shpërtheu të hënën në zonën e autostradës Sigues, rreth 100 km në verilindje të Toulon.

Të martën në mëngjes zjarri përparuar rreth 22 kilometra, duke djegur 5000 hektarë pyje. Rreth 100 shtëpi u dëmtuan, transmeton euronews.albania.

750 zjarrfikës luftuan me zjarrin brenda natës. Ndërsa në mëngjes, në ndihmë të tyre u vendosen 4 avionë zjarrfikës dhe 1 helikopter.

Shërbimi zjarrfikës tha se “kushtet janë të pafavorshme, me erëra të forta dhe temperatura të larta”.

Në Francën juglindore janë mbyllur disa rrugë për shkak të zjarreve. Autoritetet u bënë thirrje njerëzve të mos u pengojnë rrugën shërbimeve të urgjencës, për të bërë fotografi në rrugë.

Shumë vende në Mesdhe janë goditur nga zjarre të furishme këtë verë, përfshirë Greqinë, Italinë, Algjerinë, Spanjën, Turqinë dhe Marokun. Zjarret janë nxitur kryesisht nga temperaturat e larta.