Brazil, numri i viktimave nga COVID-19 tejkalon shifrën 570 mijë
BKT
   Bota

Brazil, numri i viktimave nga COVID-19 tejkalon shifrën 570 mijë

Bilanci i viktimave në Brazil ka arritur në 570.598, me 1.106 vdekje të tjera të regjistruara gjatë ditës së fundit.

Në Brazil numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 570 mijë.

Për sa i përket vdekjeve nga COVID-19, Brazili renditet e dyta në botë pas SHBA-së. Bilanci i viktimave në Brazil ka arritur në 570.598, me 1.106 vdekje të tjera të regjistruara gjatë ditës së fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të këtij vendi, numri i rasteve me COVID-19 po ashtu ka arritur në 20.416.183, me 37.613 raste të reja të regjistrura në 24 orët e fundit,

Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve në vend është rritur në 19.313.546.

Qendra e tregtisë së Brazilit, rajoni Sao Paulo, me 4.179.148 raste dhe 143.135 vdekje nga COVID-19, është rajoni më i prekur nga pandemia në vend.

Procesi i uljeve dhe rritjeve të rasteve në vend vazhdon edhe pse deri më sot mbi 146 milionë brazilianë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Qarqe të ndryshme në Brazil mendojnë se pandemia është keqmenaxhuar dhe se përgjegjësi i kësaj është presidenti Jair Bolsonaro.

Senati i Brazilit më 27 prill formoi një komision për të hetuar qëndrimin e qeverisë së presidentit Bolsonaro për pandeminë, e cila ka ndryshuar katër ministra të shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë dhe nëse ajo ka mbajtur apo jo një qëndrim neglizhues kundër pandemisë. Shumë zyrtarë të shtetit, veçanërisht ish-ministrat e shëndetësisë, kanë dëshmuar në këtë komision.