Japonia evakuon personelin e ambasadës së saj në Kabul
BKT
   Bota

Japonia evakuon personelin e ambasadës së saj në Kabul

Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë njoftoi se 12 persona nga Kabuli arritën të sigurt në Dubai me një "aeroplan ushtarak të një vendit mik".

Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë njoftoi se 12 persona nga Kabuli arritën të sigurt në Dubai me një "aeroplan ushtarak të një vendit mik".

Më tej thuhet se aktivitetet e ambasadës japoneze në Kabul do të vazhdojnë në zyrën e përkohshme që do të krijohet në Stamboll.

Agjencia Kyodo raportoi se Japonia ka siguruar 6,8 miliardë dollarë për rindërtimin e Afganistanit që nga viti 2001.

Procesi i dominimit të talebanëve në vend

Në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt të vitit 2020 mes SHBA-së dhe talebanëve, këtë vit filloi procesi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

Teksa marrëveshja parashikon që forcat e huaja të mos sulmohen, ajo nuk parashikon ndonjë dispozitë në lidhje me veprimet e talebanëve ndaj forcave afgane të sigurisë.

Talebanët të cilët vazhdojnë negociatat në Doha me qeverinë afgane, me sulme të ashpra të ndërmarra në mënyrë të njëkohshme që nga qershori dominuan me shpejtësi shumë rajone dhe qendra provinciale.

Po ashtu talebanët rrethuan kryeqytetin Kabul dhe teksa filluan të marrin nën kontroll lagjet periferike ata bënë thirrje për të marrë në dorëzim në mënyrë paqësore qeverinë dhe kryeqytetin.

Pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi dhe forcat qeveritare u larguan nga kryeqyteti, talebanët filluan të marrin kontrollin e plotë të kryeqytetit.