Ambasada turke në Kabul do të evakuojë qytetarët nga Afganistani
Ambasada turke në rrjetet sociale tha se është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët turq dhe se po vazhdon koordinimin e nevojshëm për kthimin e atyre që duan të evakuohen gjatë këtij procesi.
Ambasada turke në Kabul ka njoftuar se do të kthejë qytetarët në Turqi pasi të marrë aplikimet e tyre.
Ambasada turke në rrjetet sociale tha se është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët turq dhe se po vazhdon koordinimin e nevojshëm për kthimin e atyre që duan të evakuohen gjatë këtij procesi.
Ajo po ashtu njoftoi se qytetarët turq që kontaktojnë ambasadën dhe qendrën e thirrjeve të konsullatës për t'u larguar nga Afganistani do të sillen në Turqi sipas rendit të aplikimeve të tyre.
"Do të ishte e duhur që qytetarët tanë të presin derisa të informohen, duke marrë parasysh sigurinë e tyre personale. Ambasada dhe konsullata jonë do t'ju thërrasë dhe udhëzimet e nevojshme do t'u jepen qytetarëve tanë që janë të ftuar për evakuim", thuhen në njoftimin e ambasadës turke.























